Itali, Autobus të posaçëm për Romët

Tentimi i kryetarit të komunës së Borgaro, të formojë linja të posaçme të autobusëve për Romët ka nxitur reagime ndërmjet politikanëve duke e cilësuar si akt racist.

Kryetari i komunës Klaudio Gambino deklaroi se dëshiron autobus të posaçëm se Romët që jetojnë në kampin në periferi të qytetit “s’do të mund të na malltretojnë të gjithëve si këto 20 vite”.

“Që të garantojmë sigurinë e qytetarëve tanë ka nevojë për dy autobusë, një për qytetarët një tjetër për romët”, tha kryetari i Komunës për shkak se sipas tij ën autobus ndodhin shumë vjedhje dhe dhunë në autobus.

Lajme të ngjashme

Back to top button