-Si ta bëni gruan tuaj të lumtur?
Pasi të kthehesh nga puna, shkolla, udhëtimi apo nga çdo gjë që është bërë shkak që nuk je parë me gruan tënde:
* Filloje bisedën me përshëndetje të mirë;
* Filloni me Esselamu Alejkum dhe me buzëqeshje. Selami është sunnet dhe duhet të praktikohet;
* Foli për dore dhe leri lajmet e këqija për më vonë!
Fjala e ëmbël dhe çastet e këndshme
* Zgjidhi fjalët pozitive në mënyrë që t’i shmangesh atyre negative;
* Kur ajo flet, tregoji se e dëgjon me vëmendje se çfarë flet;
* Flisni në mënyrë që të jeni të qartë mes vete dhe nëse është e nevojshme, përsëritni fjalët derisa ajo të kupton;
* Thirre atë me emrat më të bukur që ajo i pëlqen.
Mirëdashësi dhe argëtim
* Kaloni kohë duke biseduar së bashku;
* Jepi asaj lajme të mira;
* Mbani mend kohët e mira që i keni kaluar së bashku;
Lojëra dhe zbavitje
* Bëni shaka duke pasur ndjenjë të humorit;
* Luani lojëra garuese me njëri-tjetrin, në sport apo diçka tjetër;
Ndihma në shtëpi
* Ndihmoji asaj në shtëpi, e veçanërisht nëse ajo është e lodhur apo e sëmurë;
* Gjëja më e rëndësishme që duhesh ta kesh të qartë është se ajo e çmon punën e saj të vështirë;
Konsultohu
* Konsultohu me te në çështjet familjare;
* Dije se mendimi i saj është i rëndësishëm te ti;
* Me kujdes, mundohu ta studiosh mendimin e saj;
* Bëhu i gatshëm ta ndryshosh mendimin në qoftë se tek ajo është e vërteta;
* Falënderoje atë që të ka ndihmuar me mendimet e saja.
Vizitoni të tjerët
* Për vizitë, zgjidhni njerëz të mençur dhe të sinqertë për të ndërtuar komunikim me ta;
* Kushtoji vëmendje që të sigurohet sjellje Islame gjatë vizitave;
* Nuk është e patjetërsueshme që ajo të vjen mysafir, nëse atje nuk ndihet rehat;
Sillu mirë me te para se të udhëtosh
* Jepni asaj një përshëndetje të ngrohtë dhe këshilla të mira;
* Thuaji që të bën dua për ty;
* Pyetni të afërmit e sinqertë që të kujdesen për familjen në mungesën tuaj;
* Jepni të holla që do t’i mjaftojnë gjatë kohës që nuk je pranë saj;
* Kontakto me të rregullisht;
* Kthehuni sa më shpejtë të jetë e mundur;
* Bjerja asaj një dhuratë!;
* Shmangu që të kthehesh në kohë të papritur ose gjatë natës;
* Merreni atë me ju, nëse është e mundur.
Mbështetja financiare
* Burri duhet të jetë zemërgjerë brenda mundësive të tija financiare. Ai nuk duhet të jetë koprrac me paratë e tij;
* Burri duhet ta ketë parasysh se për çdo shpenzim të gruas, për ushqim, apo qoftë edhe për një copë të vogël të bukës, ai do të ketë shpërblim tek Allahu i Lartësuar;
Marrëdhëniet
* Marrëdhëniet seksuale janë obliguese vetëm nëse keni ndonjë arsyetim, si p.sh. sëmundje, etj;
* Filloni marrëdhëniet me “Bismilah” dhe lutjet nga hadithet e vërteta;
* Filloni ato me fjalë dashurie, ledhatime etj;
* Vazhdoni derisa ta kënaq dëshirën e saj;
* Pas marrëdhënieve, relaksohuni dhe mundohu të bëni shaka mes vete (shaka brenda ligjeve të All-llahut);
* Largohuni marrëdhënieve gjatë menstruacioneve, sepse atëherë marrëdhëniet janë haram;
* Zgjidhni kohë të përshtatshme për marrëdhënie dhe bëhu i vëmendshëm atëherë kur ajo është e sëmurë apo e lodhur.
Ruajtja e privatësisë
* Asnjëherë mos i zbulo informacionet private nga dhoma e gjumit, problemet e saj personale dhe çështje të tjera private.
Ndihmoje në bindje ndaj Allahut të Lartësuar
* Zgjoje në pjesën e tretë të natës për të falur namaz nate.
* Mësoja asaj atë që e din ti nga Kur’ani dhe kuptimi i tij.
* Mësoja dhikrin e mëngjesit dhe mbrëmjes.
* Inkurajoje gruan për të shpenzuar të holla për hir të Allahut të Lartësuar, që mund të jipen në rrugën e Tij.
* Merreni me juve në Umre dhe në Haxh nëse i keni mundësitë për ta bërë këtë.
Respektoje familjen e saj
* Së bashku me gruan vizitoni familjen dhe të afërmit e saj, e veçanërisht prindërist e saj.
* Ftoni familjen e saj për të ardhur dhe priti në mënyrën më të mirë.
* Jepju familjes së saj dhurata në raste të veçanta.
* Ndihmoje familjen e saj kur ata kanë nevojë, përtë shpenzuar, në vështirësitë finansiare, etj.
* Mbani kontakte të mira me familjen e saj edhe nëse vdes ajo (gruaja).
Lexim, këshillim dhe aktivitet në sferat fetare
Kjo përfshin:
* Bazat e Islamit
* Detyrat dhe të drejtat e saj
* Leximi dhe shkrimi
* Inkurajimi i saj për të marrë pjesë në ligjëratat fetare.
* Dispozitat Islame (ahkam) në lidhje me gratë.
* Blerja e librave islame dhe grumbullimi i materialeve islame në bibliotekën e shtëpisë.
Durimi dhe butësia
* Problemet janë pjesë e çdo martese, kështu që, kjo është normale. Gjëja më e gabuar është zmadhimi i problemit deri në atë shkallë që nuk e meriton, që bëhet shkak i rrezikshmërisë së nikahut.
* Zemërimi duhet të tregohet atëherë kur në një çift tejkalohen kufijtë e Allahut të Lartësuar, kur vonohet namazi, bëhet gibet, duke shikuar haram në TV, etj.
* Falja gabimin që ajo mund ta bën ndaj teje.
Për fund:
* Zmadhoje problemin vetëm kur është gabimi i saj shumë i madh.
* Falja gabimet që i bën ndaj teje, por tërhiqja vërejtjen për ligjet e Allahut, si p.sh. lënia e namazit, vonimi i tij etj.
* Asnjëherë mos i harroni të mirat e saj, kujtoji të mirat atëherë kur ajo gabon.
* Mos harro se të gjithë njerëzit gabojnë dhe përpiqu për ta arsyetuar, se ajo është e lodhur, e trishtuar, është në ciklin e saj mujor etj.
* Shmangni komentet ndaj saj për gatimin që nuk ju pëlqen, sepse Pejgamberi sal’allahu alejhi ue selem, asnjëherë nuk e ka fajësuar ndonjë prej grave të tij për këtë gjë, nëse e pëlqente ushqimin, ai hante dhe nëse nuk i pëlqente, nuk hante asgjë, por as nuk komentonte.
* Para se t’ia tregosh gabimin asaj, provoni me këshilla indirekte.
* Largohuni nga përdorimi i fjalëve fyese dhe fjalëve të cilat mund që t’i lëndojnë ndjenjat e saj.
* Nëse keni ndonjë problem mes vete, mundohuni që të mbetni vetëm dhe ta shqyrtoni këtë, mos e bëni në prani të tjerëve.
* Nëse je i zemëruar dhe i nervozuar, mos thuaj dhe mos vepro asgjë, derisa zemërimi të bije, kështu që t’i kesh në kontroll fjalët tua.
Shejh Muhammed AbdulHalim Hamed
Përktheu: Burhan SEFERI





