“UEFA legjitimon dhunën dhe racizmin” shkruajnë mediat botërore

“Toskana Njuz” përdor një titull të rëndësishëm duke thënë se me këtë vendim UEFA legjitimon dhunën dhe racizmin. Gjithashtu në shkrim theksohet se ndeshja u ndërpre në minutën e 41, për shkak të dhunës së tifozëve serbë dhe jo prej fluturimit të dronit mbi stadium. Në mënyrë të pabesueshem UEFA vendosi që Shqipëria të humbasë ndeshjen në tavolinë sepse refuzoi të kthehej në fushë, pasi ishte objekt i dhunës së vazhdueshme nga ana e huliganëve dhe policisë serbe, vazhdon më tej shkrimi.

“Tgcom”: Dora e rëndë e UEFA-s vendos për humbjen e Shqipërisë. Në shkrimin e agjencisë italiane online citohet dhe deklarata e trajnerit të kombëtares shqiptare De Biasi, i cili shprehet i zhgënjyer për këtë vendim. Dhe shton se kjo nuk është aspak drejtësi.

“La gazzetta dello sport”e konsideron si një humbje për të gjithë vendimin e UEFA-s për ndeshjen Serbi Shqipëri. Fitorja në tavolinë I është dhënë Serbisë, për tu penalizuar më pas me tre pikë për shkak të dhunës si dhe zhvillimin e ndeshjeve të tjera pa tifozë.

“Yahoo sport” në titullin e saj kryesor shkruan UEFA urdhëron 3 – 0 në tavolinë në favor  të Serbisë, duke shtuar se federata shqiptare e futbollit dhe ajo serbe janë gjobitur gjithashtu me 100 mijë euro gjobë.

Edhe mediat rumune pasqyrojnë vendimin e UEFA-s, që raportohet thjesht si një njoftim pa u shoqëruar me komente .

“Pro sport rumun” përmend dhe gjobën prej 100 mijë eurosh që iu vendos dy federatave.

Vendimi i UEFA, komentohet edhe ne gazeten tjetër rumune “Gaseta Sporturilor” me titullin: “UEFA dha vendimin pas rastit të dronit ne ndeshjen Serbi – Shqipëri. Pritet vendimi për ndeshjen Rumani – Hungari”

Lajme të ngjashme

Back to top button