BDI kërkon formimin e Komisionit anketues për incidentin, PDSH nuk pranon

PDSH kundërshtonë nismën e BDI-së për formimin e një komisioni anketues për incidentin në Kuvendin e Maqedonisë mes deputetëve të këtyre dy partive që ndodhi dy muaj më parë.

BDI kërkonë nga partneri i koalicionit, formimin e një komisioni naketues për incidentin në parlament.
“Nuk kemi kërkuar mbështetje nga partneri i koalicionit për formimit e komisionit, por deputetët e VMRO-DPMNE-së janë në dijeni për këtë nismë, sepse ajo është bërë e ditur në një trup koordinues me kryetarin e Kuvendit, por edhe përmes medieve”, tha nënkryetari i Kuvendit, Rafiz Haliti.

Duke iu referuar burimeve pranë PDSH, gazeta Dnevnik shkruan se ndonëse vendim partie nuk ka ende, një komision anketues ku do të mund të mbivotoheshin deputetët e PDSH-së, nuk është i pranueshëm për këtë parti.

Deputeti Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE, ndërkaq, thotë se kjo çështje do të hapet të hënën, në takimin koordinues me kryetarin e Kuvendi Trajko Veljanovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button