Fakte dhe numra, në Maqedoni më së shumti sigurohen dëmet materiale

Për gjysmë viti premia bruto e kompanive të sigurimit në Maqedoni ka qenë 64.6 milion euro. Nga kjo pjesa më e madhe për sigurime jo jetësore, 58.4 milion euro. Kjo premi bruto e polisës siguruese është në 11 kompani. pjesa tjetër e shumës prej 6.2 milion euro janë sigurim jetësorë.

Vetëm dy komopani kanë kontrata për sigurimin shëndetësorë ndërsa premija bruto e polisës është 25 mijë euro për gjyasëm viti.

Për gjysmë viti janë lidhur gjithsejtë 492.189 kontrata për sigurime jetësore.
Nga ky numër 301.236 janë kontrata për përgjegjësi automobilistike, 155.246 sigurime nga fatkeqësitë, 127.077 kontrata për ndihmë turistike. Për zjarr janë nënshkruar 32.204 kontrata, ndërsa për pronësi 26.197 kontrata.
Kompanitë e sigurimit për gjysmë viti kanë paguar gjithësejtë 21.8 milion euro dëme për sigurime jo jetësore dhe 895 mijë euro për sigurime shëndetësore.

Pagesa e sigurimeve jo shëndetësore pjesa më e madhe janë dhënë për dëmtimet e veturave.
Për gjysmë viti për veturat e dëmtuara gjatë ndeshjeve në komunikacion, kompanite e sigurimeve kanë paguar 12.3 milion euro.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button