Tash radha e ministrave serbë që të vijnë në Prishtinë

Pas përfundimit të Konferencës në Beograd ku morën pjesë edhe Ministrat Enver Hoxhaj dhe Ministri i Ekonomisë Fadil Ismajli, bashkë me ministrat e rajonit, është vendosur që një takim i radhës i këtij lloji të mbahet në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar edhe Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj i cili ka shkruar në Twitter se takimi i radhës i Gjashtëshes së Ballkanit Perëndimir do të mbahet në Prishtinë.

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Dacic ndërkaq ka thënë se takimi në Prishtinë do të mbahet pas formimit të institucioneve në Kosovë.

Ndërkohë Stefan Fule, Komisioneri në largim i BE’së ka lavdëruar autoritetet serbe për organizimin.

Lajme të ngjashme

Back to top button