Incident i ri me pronat e shqiptarëve në Serbi

Në qytetin e Pozhegut, një person ka tentuar ta thyej vitrinën e furres së një shqiptari duke përdor një pllak mermeri.

Pllaka e goditur murin, dhe për këtë arsye sipas medieve serbe ka pasur vetëm dëme të vogla.

Sulmuesi është identifikuar, ka thënë zëdhënësi i policisë së këtij qyteti agjencisë serbe të lajmeve, Tanjug, transmeton Indeksonline.

Sulmi është dënuar edhe nga kryetari i komunës së Pozhegut, Milovan Miçoviq.

“Nuk do e tolerojmë këtë gjë, të gjithë sulmuesit do të gjenden dhe do të dënohen”, ka thënë ai për Tanjugun.

Lajme të ngjashme

Back to top button