Tifozët e Dortmundit sulmohen në Stamboll

Fansat gjermanë u sulmuan në një rrugë të kryeqytetit nga ana e tifozëve të Gallatasarajit, duke u goditur me sende të forta.

Në fushë Borusia e Dortmundit shkëlqeu duke fituar 4-0 në transfertë me Gallatasarajin, por për tifozët e verdhezinjve, udhëtimi në Stamboll nuk ishte aq i lumtur. Fansat gjermanë u sulmuan në një rrugë të kryeqytetit nga ana e tifozëve të Gallatasarajit, duke u goditur me sende të forta, sic tregon dhe një video e publikuar nga ana e gjermanëve, Bild. Dy tifozë verdhezinj mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital, por për fat rezultoi se nuk ishin në rrezik për jetën.

Sipas asaj që bën të ditur e përditshmja gjermane, mendohet se tifozët e Gallatasarajit i kishin zënë pritë atyre të Dortmundit në një rrugicë në afërsi të stadiumit. Tifozët gjermanë deklaruan se forcat e rendit nuk ndërhynë për t’i mbrojtur ndërsa klubi verdhezi gjithashtu do të përpilojë një notë ankese për sendet e forta të hedhura në fushë nga ana e tifozëve turq gjatë zhvillimit të ndeshjes. Me suksesin ndaj Gallatasarajit, Borusia e Dortmundit kryeson grupin e saj në Champions me 9 pikë./SS/

Lajme të ngjashme

Back to top button