Dhurata për mjekët dhe policët, vetëm nëse kushton 1 mijë denarë përndryshe e merr shefi

Mjekët, motrat medicinale, administratorët, mësuesit, policët, inspektorët dhe doganierët dhe të gjithë punonjësit e shërbimit publik nuk guxojnë të marrin dhuratë nga qytetarët më të shtrenjtë se 1 mijë denarë, ose përndryshe do të duhet t’ia kthejnë shefit të tyre.

Dhuratë do të bëhen pronë e institucionit në të cilin punon nëpunësi, por shefi do të jetë përgjegjës për ta ruajtur dhuratën derisa të shitet apo të shfrytëzohet në ndonjë hapësirë të posaçme por me çelës që vetëm ai ta posedojë. Kjo është procedura që duhet të respektohet gjatë pranimit të dhuratave e cila është miratuar nga Qeveria e Maqedonisë me propozim të Ministrisë së financave.

Punonjësit kanë të drejtë të marrin tre dhurata që kushtojnë më pakë se 1 mijë denarë gjatë gjithë vitit ose në përgjithësi ato kanë mundësi të marrin 3 mijë denarë dhurata gjatë gjithë vitit.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button