Hashim Thaçi për president?
Hashim Thaçi ka hequr dorë nga posti i kryeministrit dhe tashmë synon të jetë president i vendit.
Sipas burimeve të gazetës Tribuna, Thaçi po bën përpjekje që PDK-ja dhe blloku të arrijnë një marrëveshje për të dalë nga kriza politike që ka përfshirë vendin.
Kreu aktual i qeverisë, gjithnjë referuar burimeve të gazetës ka hequr dorë nga posti i kryeministrit dhe i kryeparlamentarit, me qëllim që të zgjidhet president i vendit, pas skadimit të mandatit 5-vjeçar të postit që e mban Atifete Jahjaga.
Megjithatë, sipas këtij plani, PDK-ja do të mbetet në qeveri.