Ndoshta stina kur kemi lindur përcakton humorin tonë?

Ndryshe nga sa mendojnë astrologët dhe fans-it e horoskopit, përcaktues ne gjendje e humorit tone për vitet qe vijnë me pas nuk janë yjet, por është stina ne te cilën kemi lindur.

Ne një studim te prezantuar ne European College of CNP Congress ne Berlin, thuhet se muaji ne te cilin kemi lindur është përcaktues ne gjendjen tone te humorit. Madje sipas kërkuesve dhe autoreve te këtij studimi, stina ne te cilën kemi lindur, mund te rrisë mundësitë qe te kemi probleme deri edhe me shqetësime te tjera me karakter psikologjik.

Ne pamje te pare duket se kemi te bëjmë thjesht me një fatalitet. Kështu, ata qe kane lindur ne dimër jane te destinuar te jene gjithnjë te trishtuar për shkak te klimës se stinës kur ka qëlluar te lindin, apo faktit te mungesës se ndriçimit diellor gjate kësaj stine.

Ne fakt gjerat duke se nuk janë kaq te thjeshta. Personat qe kane lindur ne vere, përkundrazi, kane me shume lëkundje te humorit ne krahasim me ata qe kane lindur ne dimër, ndërkohë qe ata persona qe kane lindur ne pranvere-vere, ka me shume gjasa te jene me pozitive. Ata persona qe kane lindur ne dimër, ne te rritur ka shume mundësi qe te bëhen persona qe nervozohen me lehte. Po kështu, ata provuan se njerëzit qe kane lindur ne vjeshte, e cila përkon me stinën me te trishtë te vitit, te ndjehen përgjithësisht me humor te dobët dhe pa besim ne vetvete.

Sa me sipër na bën te besojmë qe kemi te bëjmë me një efekt ne terma te gjate kohore te stinës ne te cilën kemi lindur ndaj humorit tone ne përgjithësi, thotë Xenia Gonda, profesoreshë ne “Department of Clinical and Theoretical Mental Health” ne universitetin e Budapestit dhe autore e studimit.

Por veç fëmijëve, këtë e pësojnë edhe vete prindërit. Kjo pasqyrohet ne dëshirën e tyre për te sjelle ne jete fëmijë, ose me mire akoma mund te themi se kemi te bëjmë me stine qe favorizojnë fertilitetin e tyre dhe stine qe çojnë ne te kundërtën. Është provuar se kush ka probleme me oscilacionet e humorit, përgjithësisht nuk është i prirur për tu riprodhuar ne periudhën e ftohte te vitit.

Megjithatë, studimi nënvizon se ne raportin mes stinës dhe gjendje se humorit e përcaktojnë jo vetëm faktorë gjenetike, por edhe ato te mjedisit.

Lajme të ngjashme

Back to top button