Reisi pishman, largon orën e shtrenjtë nga dora

Reis ul-ulema i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi e ka ndryshuar orën e dorës me gjasë pas bujës mediatike që shkaktoi ora e tij “Rolex” e cila vlen 35.000 euro, për të cilën ditë më parë shkruante “Dnevnik”.

Si që shihet në foto, gjatë vendosjes së gur-themelit të xhamisë së re në fshatin Mamudije të Kërçovës, reisi në dorën e tij mban një orë tjetër e cila dukshëm nuk është në nivelin e orëve të shtrenjta zvicerane “Rolex”. Dukshëm që reisi nuk do të të ngrejë pluhur nëpër media duke u nisur nga ora e ndërtuar me ar 18 karatësh duke vazhduar me pasurinë e tij e cila vlerësohet të jetë milionëshe.

Institucionet fetare në vend si BFI dhe Kisha Ortodokse Maqedonase nuk i japin askujt llogari publike se si i shpenzojnë paratë e tyre, gjegjësisht të popullit. /Portalb

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button