Për BDI dhe VMRO raporti i Komisionit Evropian është pozitiv, u miratua në Kuvend

Deputetët sot pasdite në suaza të seancës së 18-të e përfunduan debatin për Raportin e KE-së për përparim të vendit. Shumica parlamentare i pranoi përfundimet e raportit të KE-së për përparimin e RM-së për vitin 2014. Kundër janë shprehur deputetët e PDSH-së.

Gjatë vazhdimit të debatit Rexhail Ismaili nga BDI-ja theksoi se raporti është pozitiv dhe e përshkruan gjendjen në të cilën gjendemi. Ai u fokusua në vërejtjet në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, ku një nga vërejtjet është, nevoja e zhvillimit të mëtejshëm në pjesën e bashkimit të parcelave bujqësore në kooperativa. I inkurajoi bujqit të informohen dhe të aplikojnë për shfrytëzim më të tërësishëm të mjeteve IPARD-2 vlera e të cilave është 106 milionë euro. Ai ka sugjeruar nevojë për tejkalimin ebarrierave në raport të kritereve për marrjen e këtyre mjeteve.

Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE-ja e përshëndeti rekomandimin e KE-së për fillim të negociatave me BE-në, si mirënjohje për strukturat politike por edhe për qytetarët dhe e përshëndeti procedurën e saj parimore që për të gjashtën herë ta bëjë atë edhe pse Këshilli Evropian pesë herë me rradhë nuk cakton datë. Nikolloski njëherit i bëri thirrje LSDM-së edhe njëherë të kthehet në Parlament, sepse ashtu siç tha, duke mbetur jashtë asaj partie seriozisht rrezikon të margjinalizohet që veçmë edhe ndodh, ndërsa pa sukses ka qenë edhe taktika e tyre e bojkotit qëllimi i të cilëve ka qenë humbja e rekomandimit.

Sipas tij problemi i RM-së quhet Greqi sepse e bllokon anëtarësimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike.

Lajme të ngjashme

Back to top button