Zemëroheni shpesh? Ja 7 mënyra si të shmangësh inatin

Të inatosesh të bën keq për shëndetin thonë disa shkencëtarë, ndërsa të tjerë nuk bien gjithmonë dakort me këtë shprehje. Megjithatë ruajmë nga vetja episode jo të këndshme në momentet që jemi inatosur, sepse kemi lënduar veten, miq e familjarë. Ndaj mënyra më e mirë është t’a frenosh zemërimin. Po si? Duke numëruar me mendje deri në 10? Por a jemi të sigurt se kjo është metoda e vetme e të frenuarit të inatit brenda vetes? Në fakt nuk është! Ja ku ju sugjerojmë 7 mënyra tepër efikase sesi të kontrolloni inatin brenda vetes dhe të mos e reklamoni tek të tjerët.

1) Mos u justifikoni të thoni se ‘është faji i karakterit tim, këtë tip kam, inatosem lehtë, jam gjaknxehtë’. Jo mos e bëni këtë, u ndodh të gjithëve të inatosen dhe kjo mund të menaxhohet duke kontrolluar veten.

2) Provoni të reflektoni mbi faktorët që ju çojnë në zemërim. A janë gjithmonë të justifikuar këta faktorë? Atëhere mundohuni të menaxhoni provokimet që ju bëhen, të komunikoni qetësisht dhe me arsye. Gjeni metoda të tjera alternative për të mbrojtur të drejtat tuaja. Sepse nëse ju nxeheni vazhdimisht dhe për motive banale, atëhere keni nevojë të mësoni më shumë rreth faktorëve që ju zemërojnë.

3) Para se të nevrikoseni, llogarisni raportin kosto-përfitim nga një grindje. Zakonisht raporti shkon në favor të kostos sesa atë të përfitimit. Kjo më pas përkthehet në probleme me familjen, me punën, dëm në imazhin tuaj madje duke humbur dhe mundësi të arta…

4) Kur ndjeni nevojën për të reaguar ashpër, ndaloni një çast dhe shtyheni sa më shumë këtë reagim. Për shembull mjafton të dilni nga dhoma ku ndodheni, ose kërkoni kohë sa të mendoni përgjigjen e duhur.

5) Teknika të tilla si autokritika dhe meditimi janë tepër të dobishme.
Stresi është një faktor risk për rritjen e zemërimit. Çdo praktikë që realizohet me qëllim minimizimin e stresit për ta kufizuar atë është tepër pozitive.

6) Shumë njerëz që humbin shpesh durimin vuajnë nga një ndjenjë frustimi të vazhdueshëm. Kjo mund të shkaktohet nga traumat e kaluara ose nga ndonjë situatë e pakëndëshme e ndodhur kohët e fundit, përshembull në punë ose ambient tjetër. Mundoni ta kuptoni punën e frustimit sepse duke e korrigjuar këtë, ju kthehet në dobi të vetes suaj.

7) Të shtypësh tërësisht zemërimin nuk vlen shumë sepse mund të jenë dhe kundërproduktive, mund të rrezikoni probleme psikosomatike. Të heqësh dorë nga inati e të kalosh direkt në pasiviteti është diçka që nuk mund të bëhet menjëherë dhe kjo varet dhe nga situata, kur ju duhet të reagoni por pa zemërim të tepruar. Ndaj këshilla është, mundoni të kuptoni nëse ekziston një zgjidhje me funksionale se inati apo të një skene sterile joproduktive që të jep pasiviteti.

Lajme të ngjashme

Back to top button