Fleckenstein i tmerruar me gjuhen e Beogradit kundër Tiranës

Raportuesi i ri për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein deklaroi se është shokuar nga ajo që pa në stadiumin e Beogradit në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Në një intervistë për “Top Channel, ai kritikon Beogradin për gjuhën e përdorur ndaj Tiranës, ndërsa thekson se palët duhet të shikojnë brenda vetes, çfarë duhet bërë dhe çfarë duhet ndryshuar.

“O Zot! Kam parë vetëm pamjet në një televizion dhe nuk kuptova asnjë fjalë të vetme. Ajo që pashë ishte britma mjaft e gjatë me zë të lartë e njerëzve serb atje. Pashë fishekzjarre. Më vonë mësova se tifozët shqiptarë nuk ishin lejuar për të qenë në stadium, kështu që, pak a shumë, ishte veç pala serbe atje. Pashë këtë ‘drone’ me një flamur, mbase provokues, të Shqipërisë së Madhe, që nuk ishte gjithashtu sportive dhe e ndershme. Tashmë varet nga arsyeja pse u ndal loja. Nëse është për shkak të fishekzjarreve, atëherë 3 pikë për Shqipërinë. Por, nëse nuk është ky rasti, e kjo mbetet për t””u parë këtë fundmuaji, atëherë, ose do duhet të përsëritet ajo lojë, ose do të shohim se çdo të na thotë UEFA. Nëse ndodh përsëritja në Beograd, ata duhet të tregojnë se mund të organizojnë më mirë. Nëse në Tiranë, unë shpresoj vërtet se njerëzit nuk do të hakmerren, por do të jenë të lumtur të fitojnë një ndeshje të bukur futbolli”, ka thënë Fleckenstein.

Më tej, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, në lidhje me vizitën e Ramës në Beograd, thotë se do të ishte shumë i lumtur nëse Kryeministri shqiptar do të shkonte në Beograd e të mos akuzonin njëri-tjetrin, siç veproi qeveria e Beogradit.

“Unë do të isha shumë i lumtur nëse Kryeministri Rama do të shkonte, ashtu siç ishte planifikuar, në Beograd, nëse zoti Vuçiq dhe zoti Rama do të merreshin vesh në një mënyrë të civilizuar, dhe nuk do të akuzonin njëri-tjetrin, siç veproi qeveria e Beogradit, por të shihnin brenda vetes me syrin se çfarë duhet bërë e duhet ndryshuar”, ka theksuar Fleckenstein.

Lajme të ngjashme

Back to top button