Miratohet Buxheti për vitin 2015

Buxheti për vitin 2015 të ardhurat e të cilit janë projektuar në 163.280 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në 181.777 miliardë denarë është miratuar në seancën e 18-të të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Deficiti buxhetore është planifikuar në 3,5 për qind nga BPV-ja, rritja e ekonomisë është projektuar në 4 për qind, ndërsa inflacioni deri në dy për qind. Për investime kapitale janë paraparë 21.209 miliardë denarë.

Sipas zëvendëskryeministrit dhe ministër i Financave Zoran Stavreski, me Buxhetin do të mbështetet ekonomia dhe standardi i qytetarëve përmes mjeteve të planifikuara për investime kapitale dhe përmes rritjes së pagave, pensioneve dhe kompensimeve sociale.

Rritja e pagave do të zgjasë gjatë gjithë vitit, duke filluar nga ky vit, ndërsa në korrik të vitit të ardhshëm do të rriten kompensimet sociale për pesë për qind, ndërsa në tetor të vitit të ardhshëm do të rriten edhe pensionet për pesë për qind.

Edhe në Buxhetin për vitin 2015 është paraparë mbështetje për bujqit, gjegjësisht janë ndarë mjete në vlerë prej 140 milionë euro për subvencione.

Deputetët nga shumica parlamentare gjatë debatit vlerësuan se Buxheti për vitin 2015 është me projeksione reale dhe i përfytyron prioritetet dhe politika qeveritare për rritje dhe zhvillim ekonomik, mbështetje për sektorin privat dhe standardin e qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button