Shtyhet afati i ankesës për rastin “Monstra”

Pala mbrojtëse e të akuzuarve për  rastin “Monstra”, edhe pse paralajmëroi se ankesa për aktvendimin do të bëhet të hënën, kjo procedurë u shty për ditën e premte.

Avokati mbrojtës Naser Raufi bën të ditur për Portalb se ende është duke punuar në ankesën dhe afati përkatës për dorëzimin e saj është dita e premte.

“Është  duke u punuar në përpilimin e ankesës dhe për shkak se ka shumë pika në ta cilat do të ankohemi, zgjat normal edhe përpilimi i saj. Afati ligjor ishte deri te enjten po meqenëse është festë dhe nuk punohet ai u shty për ditën e premte”, tha Raufi për Portalb.

Ai shtoi se ankesa do të jetë e kompletuar dhe e përpiluar mirë, e cila do të hedh poshtë aktvendimin qesharak të gjykatësit.

“E kam cek edhe më herët se aktvendimi është qesharak, në të cilin nuk janë marrë fare parasysh dëshmitarët e palës mbrojtëse si dhe nuk ka konkluzion se si ka ndodh vrasja për të cilën akuzohen të akuzuarit”, tha Raufi.

Nga ana tjetë familja Ajdari nga Shkupi ankohen sërish sa i përket rregullores së ushqimit në burgun e Manastirit dhe thonë se nuk kanë marrë asnjë informacion nga Avokati i popullit.

“Ne u ankuam tek Avokati i popullit por nuk është bërë ende asgjë, ose ne nuk jemi të informuar. Duhet të presim deri në vizitën e radhës që të shohim se a është ndryshuar rregullorja absurd që u vendos javën që e lamë pas”, tha për Portalb, Bedri Ajdari, familjar I disa prej të akuzuarve për rastin “Monstra”.

Avokati mbrojtës Raufi bëri të ditur se edhe për këtë gjë do të ankohen, menjëherë pas përpilimit të ankesës ndaj aktvendimit.

“Edhe rregullorja e burgut të Manastirit nuk do të kalojë e pa sanksionuar. Ne tonën do e bëjmë do ankohemi dhe kemi të drejtë juridike që ta bëjmë këtë. Është thyer rregullorja me ligj lejohen deri në 10 kilogram ushqim kurse familjarëve u kanë thënë vetëm pesë. Ky është një diskriminim”, tha Raufi. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button