Rama: Vizitën në Serbi s’e imponoi Brukseli, nga anulimi humbte Shqipëria

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit “Shqipëria dhe Italia, partnership për Europën”, deklaroi se është në mbrojtje të Europës së shpresës.

Ai tha se pas shumë refuzimesh u arrit që të merret statusi i vendit kandidat, duke shtuar se Shqipëria është refuzuar më shumë se askush tjetër.

“Do të doja të ishin këtu gjithë ata që e kanë humbur sensin e madhështisë, aq sa një balonë elektronike që njëri guxon ta cilësojë si aeroplan luftarak, dikush tjetër si strategji që dëmton marrëdhëniet dhe të dy janë gati të hyjnë në një luftë. Por projekti i Evropës së shpresës ka bërë mrekullinë e një paqeje natyrale. Paqen ia vlen ta jetojmë për atë që na shtyu fort dhe për Europën e shpresës. Pa Europën e shpresës nuk do kapërcenim dot as ngatërresat e shkaktuara nga një përçarje huliganësh dhe përçarje politike në ndeshjen e futbollit në Beograd, dhe nuk do kishte përfunduar me bisedën e dy kryeminsitrave për një takim që zhvillohet pas 68 vjetësh duke përfunduar në të kundërt në një fuçi baruti, siç njihet rajoni i Ballkanit”, u shpreh Rama.

Në vijim ai tha se vëllait të tij i ra të jetë ndër heronjtë e rremë ballkanik, referuar incidentit dhe përfshirjes së tij në ndeshjen Shqipëri- Serbi.

Sipas tij kush mendonte në anulimin e vizitës në Beograd gabonte katërcipërisht, duke thënë se nuk do të ishte përgjigja e merituar për atë që iu bë shqiptarëve në kryeqytetin serb, por do të ishte ulje e shqiptarëve, duke shënuar rënien e dialogut dhe bashkëbisedimit në rajon.

Kryeministri deklaroi se në rast të anulimit të vizitës, humbësja më e madhe do të ishte Shqipëria, duke i dhënë Europës së frikës argumentin se këta janë në gjendje ti turren tjetrit për një ndeshje futbolli dhe pas ndeshjes, të shkojnë bashkë deri në luftën e ftohtë.

“Kam dëgjuar disa nga kundërshtarët e kësaj vizite, që mos anulimin e vizitës e ka diktuar Bruskeli. Brukseli ka diktuar shumë gjëra, por këtë jo. Sicc nuk na ka impoinuar Brukseli rrugën e Europës së shpresës, nuk na imponon Brukseli të jemi europianë dhe të sillemi si të tillë. Çfarë europianësh mund të jemi ne nëse integrimin europian e cilësojmë si një imponim që na e kanë bërë të tjerët”, tha ndër të tjera kreu i qeverisë.

Rama deklaroi se askush nuk e ka marrë në telefon që ti thotë mos e anulo takimin në Serbi, por shtoi se askush nuk na bënë më shumë apo më pak europianë përveç vetëvetes.

Sipas tij Shqipëria nuk është vendi që kush ia kërcet më fort komshiut se komshiut i iku truri, por Shqipëria është vendi i vizitës së Papa Françeskur kur myslimanë e të krishterë zbritën në shesh ende pa zbardhur mirë. /NOA

Lajme të ngjashme

Back to top button