Daçiç: Edi Rama bëri mirë që e shtyu vizitën

Zëvdendëskryeministri dhe njëkohësisht ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç është shprehur se shtyrja e vizitës nga kryeministri shqiptar Edi Rama është një lajm i mirë për Beogradin.

Daçiç ka theksuar se Serbia e ka vullnetin politik për të kapërcyer problemet mes dy shteteve.

“Unë besoj se është pozitive që vizita nuk është anuluar dhe në vend të kësaj është shtyrë për dy javë, duke pasur parasysh situatën. Kjo është pozitive në mënyrë që përpjekjet e përbashkëta të mund të investohen në përgatitjen e një klime pozitive për takime të tilla”, tha Daçiç.

Lajme të ngjashme

Back to top button