7 gjeste për të mos u dukur të lodhura

Net te shkurtra, stres, mbrëmje te lodhshme… Mungesa e gjumit ndikon shume ne pamjen e fytyrës sonë. Ja disa gjeste qe do na ndihmojnë te dukemi me mire.

Net te shkurtra, stres, mbrëmje te lodhshme… Mungesa e gjumit ndikon shume ne pamjen e fytyrës sonë. Ja disa gjeste qe do ju ndihmojnë te dukeni me mire.

Zgjidhni buzëkuq te ndezur

Ngjyrat janë aleatet për një pamje me te gjallëruar. Zgjidhni buzëkuqe me tone te ndezura, te kuqe ose portokalli.

Luani me mimikat para pasqyrës

Qe te dukeni me mire mos ngurroni te luani me mimikat para pasqyrës kur sapo jeni zgjuar. Lëkura do çlodhet dhe do relaksohet duke qene se muskujt do vihen ne lëvizje.

Mos dilni kurrë pa rimel

Rimeli jo vetëm qe zbukuron pamjen, por hap edhe shikimin.

I thoni jo yndyrës

Kur ndihemi vërtet te lodhur kemi mani te konsumojmë ushqime te yndyrshme për te marre me shume energji. Ne fakt është një ide e gabuar sepse kjo zgjedhje do na lodhe akoma me shume, tretja do behet me ngadalë dhe lëkura nuk do ketë shkëlqimin e duhur.

Largoni qelizat e vdekura

Nëse lëkura juaj duket e vrazhde jepini freskinë e duhur duke larguar qelizat e vdekura dhe duke aktivizuar një qarkullim me te mire te gjakut.

Lani loket dhe krihuni

Nuk është nevoja te bëni ndonjë krehje te sofistikuar, por duke i pastruar flokët dhe duke u përkujdesur me shume për to do ndiheni me ne forme.

Ujë dhe vetëm ujë

Për te larguar lodhjen duhet ta filloni ditën me një gote ujë. Ne këtë mënyrë trupi do hidratohet. Me pas duhet ta lani fytyrën me ujë te ftohte ne mënyrë qe te ulen rrathët poshtë syve dhe lëkura te “zgjohet”.

Lajme të ngjashme

Back to top button