Qeveria nxjerrë në shitje 6 qendra për fëmijë

Pushimoret për fëmijë të cilët janë në pronësi të shtetit do të dalin në shitje nëpërmjet një ankandi publik, bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë Alekasandar Gjerogjiev.

Pesë prej tyre edhe pas shitjes duhet ta ruajnë veprimtarinë e turizmit, ndërsa një prej tyre të riaftësohet në shtëpi për përkujdesjen e pleqve.

Në shitje janë pushimoret e fëmijëve Gjurishte në Sveti Nikole, Shulla Mina në Krushevë, Suvi Llaki e cila ndodhet midis Berovës dhe Strumicës, Nikoliq në Dojran dhe Maleshevë në Berovë, të cilat duhet ta ruajnë veprimtarinë e turizmit dhe pushimorja e mëparshme e fëmijëve në Pehçevë të cilën pronari i ri pas blerjes në afat prej 24 orësh do të duhet ta riaftësojë në shtëpi të pensionistëve.

Për këtë qëllim javën e kaluar Qeveria ka publikuar shpallje në të cilën janë theksuar informatat për objektet të cilat janë në shitje, si dhe çmimin e tyre fillestar nga i cili do të fillojë ankandi publik.

Vendimi për shitje të pushimoreve të fëmijëve, siç njoftoi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësi qeveritar  Aleksandar Gjorgjiev, është marrë në pajtueshmëri të përcaktimeve strategjike të Qeverisë për zhvillim të turizmit në Maqedoni.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button