Anketë: Mjekët më të korruptuar, Todorov kërkon denoncimin e tyre

Sipas Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar, qytetarët i konsiderojnë mjekët si më të korruptuarit. Në bazë të përvojave të qytetarëve, mungesa e integritetit personal është arsyeja, pse mjekët janë më të korruptuarit.

“Sipas meje arsyeja më e madhe për atë është mungesa e integritetit personal, dhe kjo ndryshon nga personi në person. Tek secili ajo është e ndryshme dhe për këtë nuk do flisja për të gjithë. Prandaj apelova të kapen ata që e bëjnë atë, që mos të fajësohet një grup apo shoqatë profesionale”, deklaroi Nikolla Todorov, Ministër i Shëndetësisë.

Ministri kërkoi nga të gjithë ata qytetarë që mund të jenë viktimë e çfarëdo lloj presioni të korrupsionit menjëherë rastin ta paraqesin në polici. Ministri u apeloi edhe mjekëve që të paraqesin kolegët e tyre të korruptuar.

“Mjekët kur të kuptojnë se ndonjë koleg i tyre është i korruptuar duhet ta tregojnë, sepse heshtja ose fshehja e informacionit të tillë në një mënyrë i infekton të gjithë ata që janë në atë grup”, tha Nikolla Todorov, Ministër i Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button