Është i nevojshëm përmirësimi i standardeve në institucionet psikiatrike

Mosrespektim të standardeve në pjesën e organizimit, trajnimit dhe kuadrit të trajnuar në mënyrë joadekuate, kapacitetet e akomodimit, kushtet për ushqim, trajtim, banja janë pjesë e vërejtjeve të Avokatit të popullit për institucionet e psikiatrisë në Maqedoni.

Zëvendësja e Avokatit të popullit Vaska Bajramovska-Mustafa informon se është dërguar porosi për përmirësimin e institucioneve në institucionet e psikiatrisë nga aspekti material dhe kadrovik, me qëllim të respektimit të personave, të drejtave të tyre dhe dinjitetit njerëzor gjatë trajtimit të tyre.

Bajramovska-Mustafa vëri në dukje se ka disa përmirësime në institucionet dhe në trajtimin e pacientëve, por se megjithatë është larg nga mënyra e kënaqshme, siç kërkon harta evropiane dhe konventat ndërkombëtare për respektimin e standardeve në institucionet e tilla.

Nga vizitat e bëra në spitalet psikiatrike në shtet, Anica Tomshiq-Stojkovska nga zyra e Avokatit të popullit të Republikës së Maqedonisë ka vërejtur se nga viti 2012 po ndërmerren punë ndërtimore.

Si problem, sipas saj, paraqitet kapaciteti i vogël i krevateve në sektorët gjyqësorë, gjegjësisht në ato sektorë ku vendosen pacientë për të cilët është shqiptuar edhe sanksion në bazë të vendimin gjyqësor.

Ajo tha se duke pas parasysh atë që nuk ka asnjë ankesë nga familjet e pacientëve deri te Avokati i popullit, ata janë lëshuar vetëvetiu dhe se familjet nuk kujdesen për ta.

Lajme të ngjashme

Back to top button