Komuna e Sarajit përuron rrugët e shtruara me pllaka begatoni

Në Komunën e Sarajit u përuruan dy rrugica të shtruara me pllaka begatoni në vendbanimin Rashçe.  Ky investim u realizua me mjetet buxhetore të komunës, me vlerë prej dy milionë denar.

Kryetari i Komunës së Sarajit Bekim Murati u shpreh se komuna për rrugë lokale ndanë buxhet të posaçëm dhe deri në fund të këtij viti me pllaka të begatonit do të shtrohen rreth njëzet rrugë në vendbanime të ndryshme të territorit të Komunës së Sarajit.

“Ky projekt është konform planeve dhe programit vjetor të cilin e ka miratuar Komuna e Sarajit për këtë vit. Për ndërtimin Komuna ka ndare mbi 12 milion denare, synimi i joni është të përmirësojmë infrastrukturën në të gjitha vendbanimet në territorin e Komunës së Sarajit. Kjo rrugë kapë një sipërfaqe prej dy mijë metra katrorë, në përgjithësi është e mbështetur nga buxheti I Komunës dhe që kapë vlerën dy milion milion denar”, deklaroi Bekim Murati, Kryetar I Komunës së Sarajit.

Konform programit të paraparë në Komunën e Sarajit, pritet që deri në fund të vitit të realizohen të gjitha projektet për ndërtimin dhe renovimin e rrugëve dhe rrugicave.

Në kuadër të këtij projekti me pllaka të begotonit është mbuluar një rrugicë në Kondovë, ndërsa tani punimet pritet të fillojnë në vendbanimin Krushopek.

Lajme të ngjashme

Back to top button