Berisha: Vuçiç kërkon të mbulojë diellin me shoshë, Ramës i është prishur telefoni

Pas lajmeve të publikuara në media se kryeministri i Serbisë Vuçiç i ka telefonuar zv/presidentit amerikan Biden dhe kancelares Angela Merkel, ka reaguar menjëherë ish-kryeministri Berisha.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se Vuçiç mundohet që të mbulojë diellin me shoshë, ndërsa homologu i tij shqiptar, i është prishur telefoni dhe nuk ka kujt t’i telefonojë, transmeton Oranews.

“Vuçiç perpiqet të mbulojë diellin me shoshë, por kjo është puna e tij, ndërsa homologut të tij shqiptar i është prishur telefoni, pasi nuk ka kujt t’i telefonoje dhe me shpenzime te Kokalit iu mban leksione ne Harvard (sipas mediave shqiptare qe ndjekin udhetimin e tij nje javor ne SHBA) manarit te tij Fuga, kushurires, tre rojeve te trupit, dhe 5 personave te tjere nga stafi tij”, shkruan Berisha në FB.

Postimi i Berishës në FB

Lajme të ngjashme

Back to top button