Djegia e flamurit, MPJ: Serbia të marrë masa, situata e pamenaxhueshme

Shqipëria i kërkon Serbisë të distancohet nga aktet e dhunës që po marrin përmasa të pamenaxhueshme dhe me pasoja të rënda për të ardhmen dhe stabilitetin e Ballkanit.

Në këtë mënyrë ka reaguar ministria jonë e Punëve të Jashtme, pas djegies së flamurit shqiptar sërish në stadiumin e Beogradit.

Referuar ndeshjes së mbrëmshme Partizani-Crvena Zvezda, Ministria e Punëve të Jashtme konstaton se “huliganizmi i tifozerise serbe dhe urrejtja patologjike ndaj simboleve shqiptareve u shpreh serish ne Beograd ne nje ndeshje qe nuk kishte aspak te bente me Shqiperine apo shqiptaret.”

Gjatë ndeshjes se luajtur mbrëmë në Beograd u përsëriten sërish aktet e shëmtuara anti shqiptare ku tifozëria serbe përveç djegies së flamurit shqiptar, shpërtheu në fyerje të rënda ndaj shqiptarëve.

Reagimi i plotë i MPJ

Ministria e Punëve të Jashtme dënon me forcë aktin e shëmtuar të përdhosjes dhe djegies së flamurit shqiptar në ndeshjen e futbollit Partizani – Crvena Zvezda, të luajtur mbrëmë në Beograd.

Konstatojmë me keqardhje se huliganizmi i tifozerisë serbe dhe urrejtja patologjike ndaj simboleve shqiptare u shpreh sërish në Beograd në një ndeshje që nuk kishte aspak të bente me Shqipërinë apo shqiptarët.

Gjatë ndeshjes së luajtur mbrëmë në Beograd u përsëritën sërish aktet e shëmtuara anti-shqiptare ku tifozeria serbe, përveç djegies së flamurit shqiptar shpërtheu në fyerje të rënda ndaj shqiptarëve.

MPJ e Shqipërisë u bën thirrje autoriteteve serbe të vendosin para përgjegjësisë autorët e këtyre akteve dhe klasës politike serbe të ngrihet në lartësinë e duhur dhe të distancohet qartë nga akte të tilla që po marrin përmasa të pamenaxhueshme dhe me pasoja të rënda për të ardhmen dhe stabilitetin e Ballkanit.

Futbolli dhe asnjë sport tjetër nuk duhet të shihen dhe as të fantazmohen si një mënyrë tjetër e të nxiturit konflikte midis kombeve.

Organizata më legjitime dhe më përfaqësuese e futbollit evropian, siç është UEFA, duhet të jetë në krye të kësaj përpjekjeje esenciale, për të bërë të mundur bashkejetesën në këtë botë të globalizuar, konform vokacionit të saj dhe thirrjeve të vazhdueshme që janë bërë dhe i bëhen jo vetëm nga sportistë por edhe nga krerë shtetesh dhe qeverish.

Lajme të ngjashme

Back to top button