Neziri: Austria një ndër investuesit kryesor në Maqedoni

Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri në sot morri pjesë në Konferencën “Ditët e Austrisë dhe Maqedonisë” ku u paraqit panel-diskutimin me temë ”Korniza juridike e Maqedonisë dhe investimet austriake”, në organizim të  ALPBACH Klubit të Maqedonisë dhe Ambasadës së Republikës së Austrisë.

„Konsideroj se ngjarja e sotme duhet të nxit më shumë investimet austriake në Republikën e Maqedonisë, sepse diskutime të tilla janë mundësi e shkëlqyer për thellimin e bashkëpunimit ekonomik midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Austrisë, me të cilën kultivojmë raporte të mira shoqërore dhe afariste, ndërsa dëshmi për këtë janë të dhënat se ky shtet hyn në rendin e investuesve kryesor në vendin tonë”, deklaroi ministri Neziri, duke shtuar se investimet e huaja të drejtpërdrejta nga Austria në vendin tonë gjatë periudhës 1997 – 2013  janë në vlerë prej 484,3 milionë eurosh.

Ministri Neziri në fjalimin e tij veçanërisht potencoi mundësinë për investime në zonat zhvillimore teknologjike industriale, të cilat ofrojnë volitshmëri më të mëdha për investuesit, që në përgjithësi kanë të bëjnë me lehtësimet tatimore siç janë tatimi në fitim, tatimi personal, etj)

Subjektet afariste të pozicionuar në Maqedoni janë dëshmitarë të ndryshimeve radikale lidhur me kushtet e biznesit, sepse përqendrimi kryesor i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë është ekonomia dhe jo vetëm përmes zbatimit të reformave strukturore, politikës së qëndrueshme makroekonomike dhe fiskale, numrit të madh të volitshmërive fiskale për investim, aplikimi dhe mbajtja e tatimeve më të ulëta në Evropë dhe lehtësimi i procedurave për kryerjen e biznesit, por edhe përmes përkrahjes dhe ndihmës konkrete të firmave, ballafaqimit me probleme dhe përpjekjet maksimale për zgjidhjen e tyre si dhe krijimi i kushteve më të mira për kryerjen e biznesit.

„Jam i bindur se së bashku mundemi edhe më shumë të kontribuojmë për realizimin e qëllimeve tona – ju nga aspekti i sukseseve afariste, ne nga aspekti i prosperitetit ekonomik i Republikës së Maqedonisë përmes integrimit të saj në ekonominë evropiane dhe botërore”, theksoi Neziri.

Kryetari i nderit i Forumit Evropian ALPBACH, Erhard Busek në fjalimin e tij potencoi se BE gjendet në pikën kritike të zhvillimit, por një gjë është e sigurtë se duhet të vazhdoj me procesin e zgjerimit sepse kjo është e lidhur edhe me përforcimin e stabilitetit në rajonin e Evropës Juglinore.

 

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button