Merkel u takua me Poroshenkon dhe me Putinin në margjinat e Forumit aziatiko-evropian

Kancelarja gjermane Angela Merkel u takua me presidentin ukrainas Petro Poroshenko dhe me kolegun e tij rus Vladimir Putin, si pjesë e orvatjeve diplomatike të liderëve evropiane për rregullimin e krizës në Ukrainë.

Bisedimet u mbajtën në suaza të Forumit aziatiko-evropian (ASEM) në Milano, ku Putini dhe Poroshenko pritet mëngjesin e sotëm të bisedojnë me liderët e Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe, Italisë dhe me përfaqësues të lartë të BE-së.

Merkel dhe Poroshenko kanë shprehur keqardhje se plani paqësor në Ukrainën Lindore nuk është ndryshuar tërësisht, theksoi zëdhënësi i Qeverisë gjermane. “Putini dhe Merkeli e shqyrtuan marrëveshjen nga Minsku dhe rregullimin e konfliktit në Ukrainë, si dhe çështjet për gazin, deklaroi pres-sekretari i presidentit rus, Dmitrij Peskov.

Në Forumin aziatiko-evropian në Milano do të marrin pjesë përfaqësues të rreth 50 vendeve nga Evropa dhe Azia, që ta shqyrtojnë bashkëpunimin ekonomik dhe tregtinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button