Artan Grubi rrëfen për mbrëmjen e nxehtë në Beograd

Deputeti i BDI-së Artan Grubi në profilin e tij në Facebbok, tregon rrëfimin e tij për natën e nxehtë në Beograd gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri.

“Kam drojën që duke u përpjekur që të kuptojmë se kush qëndron pas fluturakës dhe duke u marrë me veten, po e humbasim betejën në krijimin e opinionit publik tek komuniteti ndërkombëtar, qoftë ai sportiv ose politik. Jemi dëshmitar të prononcimeve të fuqishme dhe absolutisht të pavërteta dhe tendencioze nga presidenti, kryeministri dhe ministri i jashtëm serb për ta hedhur gjithë përgjegjësinë mbi kombëtaren dhe shtetin shqiptar për një gjest që është iniciuar jashtë stadiumit dhe nuk dihet nga kush. Për ta përforcuar këtë përpjekje për ta shfajësuar vetën, ia mveshën gjestin Olsi Ramës dhe akuzuan ekstremistët shqiptar, bile dhe thanë që Shqipëria s’bëhet dot shtet normal. Si rrjedhojë, edhe UEFA edhe FIFA po shfaqin tendenca shqetësuese për të barazuar viktimën me agresorin. Çdo gjë që ndodhi në stadium dhe jashtë, absolutisht çdo gjë, është përgjegjësi e autoriteteve serbe si organizator, ndërsa Shqipëria zyrtare dhe kombëtarja shqiptare nuk kanë asnjë përgjegjësi të vetme, por përkundrazi përgjegjësia bie vetëm mbi organizatorët serb për dështimin që lejuan dhe nuk parandaluan një gjë të tillë në stadium dhe jashtë stadiumit. Puna nuk është kryer me betejën e fituar në Beograd. Prandaj, më shumë se sa për fluturakën dhe flamurin si dhe për garën për ti marr meritat, le të flasim zëshëm për ta denoncuar para opinionit botëror djegien e flamurit kombëtar shqiptar dhe atij të NATO-s, për fishkëllimin shtazarak të himnit kombëtar, për hedhjen e objekteve të forta dhe flakadaneve ndaj lojtarëve tanë, për hyrjen e tifozëve në stadium bashkë me guardianët zyrtar të cilët sulmuan lojtarët në fushë, bile edhe me karrike, për dështimin total organizativ, për lejimin e më shumë njerëzve në stadium se sa që ka kapacitet dhe për mos krijimin e shiritit sigurues, për largimin e flamurit zyrtar kombëtar, për brohoritjet:

“Vrit, therr, që shqiptar më mos të ketë”

“Vrite, vrite, vrite shqiptarin”

“Zot, nuk e di se ç’po më ndodh, dua ti vë flakë Xhamive”

“Shqiptar i mirë është shqiptar i vdekur, etj. ”Ndërsa, heronjtë e vërtet dhe absolut të 14 tetorit janë çunat e kombëtares që nuk lejuan përdhosjen e flamurit kombëtar shqiptar dhe qëndruan stoik, një për të gjithë dhe të gjithë për një!” shkruan Grubi.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button