Mediume dhe gazetarë vetem me tapi

Gordana Duvnjak, editoriali-“(Shpër)ndarjet në mediumet”, Utrinski Vesnik
Mosmarrëveshja midis gazetarëve është e thellë, i prurë edhe deri në masën e armiqësisë dhe jo-tolerancës personale, e cila është vetëm provë e mëtejshme se deri në çfarë derexhe është zbritur gazetaria maqedonase, por edhe tërë shoqëria e helmuar nga partizimi dhe fusha të ndryshme të interesit.

Eroll Rizaov, kolumnë-“Gazetar më tapi”, Utrinski Vesnik
Unë sugjeroj që nëse prezantohen licenca për gazetari, që të marrin emrin Tapia e Mirkës (Velinovska). Nuk ka terapi më të mirë.

Ljupço Popovski, kolumnë-“Si mund të negociohet, po edhe për emrin”, Utrinski Vesnik
A thua elita politike maqedonase dëshiron që ta zgjidh mosmarrëveshjen apo jo? Kur të japim një përgjigje, atëherë ne mund të përgatisim një strategji se si të flasim me Athinën.

Pande Kolemishevski, kolumnë-“Eshtëra nuk ka – cënon shtetin”, Dnevnik
Një shoqëri prishet kur ajo e lë gjuhën e saj, dhe prej asaj është e kuptueshme pse çdo komb përpiqet për ta ruajtur, ta pasurojë dhe përmirësojë, si një garancë për identitetin e tij.

Peter Arsovski, kolumnë-“George Clooney i Oteshevës”, Utrinski Vesnik
Në të gjitha rastet, pa përjashtim, kjo qeveri ka dhënë në dije se kur ka një zgjedhje midis lirisë dhe kontrollit të e mediave, gjithmonë zgjedh kontrollin.

Todor Pendarov, kolumnë-“Vetëvrasje e llogaritur e gjykatës”, Utrinski Vesnik
Zbulimi i dëshmitarit të mbrojtur të pavërtetë në rastet e profilit të lartë është obligim  profesional dhe moral i çdo gazetari dhe i mediave.

Marija Tasev, komenti-“Gra të dehura, burra të zymtë”, Dnevnik
Alkoolizmi nuk mund të konsiderohet si një pasojë e emancipimit të gruas, por numri i grave-alkoolike thotë se ato nuk janë në gjendje të përballojnë ritmin e ashpër të jetës.

E enjte/e premte 01-02 gusht, numër 96 /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button