RTVM servisi më jokompetitiv në tregun medial merr në qafë edhe familjet sociale

Pagesa e taksës radiodifuzive, nuk përbën shqetësim  për bllokimin e llogarive bankare , tani ka filluar praktikimi i një forme të re ku nga parat e derdhura në llogari merren drejtpërdrejtë.

Nga taksa radiodifuzive, nuk kursehen as punëtorët të cilët kanë paga minimale që thuajse janë të barabartë me kategoritë sociale.

Në filialin e “Stopanska Bankës”,  në Tetovë heqje e 200 mijë denarëve nga llogaria bankare ka lënë të zymtë disa gra  të cilët së bashku kishin ardhur për të marrë pagat e ulëta.

Menivere Selami  e punësuar në një fabrikë, rrëfen për Portalb se është e vetmja nga familja 6 anëtarësh që ka një llogari fiskale dhe për pasoj asaj i ka rënë barra e pagesës së taksës radiodifuzive.

Ajo me shqetësim thotë se nga 9 mijë denarë sa e ka rrogën ka marrë 7000 denarë. Arkëtari i bankës i ka konfirmuar s 2000 denarë janë ndalur për taksën radiodifuzive.

“Kam menduar se ne që kemi paga shumë të ulëta, do të kursehemi nga kjo taks. Më vjenë shumë inat të paguaj për diçka që gati se nuk e dimë se çfarë është. Rroga që marr është shumë e ulët për të mbajtur familjen në kushtet kur nuk kemi të ardhura tjera”, thotë Minivere Selami.

Taksa e për të kënaqur “Servisin publik”, që është organi më jokompetitiv dhe më jo i shkueshëm në Maqedoni, përveç  Miniveres ka marrë në qafë edhe shumë punëtorë dhe punëtore tjera që me pagat e ulëta gati sa nuk barazohen me familjet që marrinë asistencë sociale.

Lajme të ngjashme

Back to top button