Serbët bëjnë “bajram” me veten

Një gazetë serbe dëshiron që me anë të një lajmi ngushëllues të qetësoi tifozët serbë duke iu thënë se Serbia nuk do të ndahet keq pas ndërprerjes të ndeshjes me Shqipërinë. Ngushëllimi ka të bëjë kinse me provokimin që shqiptarët e bënë në tokën e huaj dhe gjestin e lojtarëve shqiptarë për të mbrojtur atë flamur.

“UEFA dhe mbarë bota e pa se Serbia është provokuar në një stadium ku ishin 32 mijë serbë. Provokimet nuk janë të lejuara me asnjë rregull në asnjë institucion sportiv. UEFA dhe mbarë bota e pa se si shqiptarët tentuan të mbrojnë një flamur që provokoi një komb të tërë dhe në fund nuk dolën në fushë sepse u frikësuan. Këto gjëra dërgojnë drejt një fundi të mirë për Serbinë dhe se të gjithë qytetarët serbë duhet të jenë të qetë” thuhet në analizën “ngushëlluese” serbe.

Lajme të ngjashme

Back to top button