Maqedonia nuk po aplikon sanksione e BE-së ndaj Rusisë

Maqedonia nuk është në mesin e vendeve aspirante në BE që po aplikon sanksione ndaj Rusisë.

Mes tyre nuk përmendet edhe Serbia, e cila në janar nisi negociatat për anëtarësim, ndërsa ajo sot është në qendër të vëmendjes me vizitën e presidentit rus Vladimir Putin. Përveç këtyre dy vendeve është edhe Turqia, që nuk ka vendosur sanksione. Por mediat evroperëndimore raportojnë se rekomandimeve të Bashkimit Evropian për sanksionet i janë bashkëngjitur Shqipëria dhe Mali i Zi, që prej muajve të fundit kanë aplikuar sanksione.

Ish-përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton kohë më parë deklaroi se Shqipëria dhe Mali i Zi, dyja vendet që duan ti bashkohen BE-së, kanë vendosur që të zbatojnë sanksionet ekonomike që BE i ka vendosur ndaj Rusisë, për shkak të rolit të saj në krizën ukrainase.

Autoritetet e Shkupit akoma nuk kanë qartësuar pozicionin e tyre se përse nuk po aplikojnë rekomandimet e Brukselit. Qeveria e VMRO-DPMNE dhe zyrtarë të saj eminentë kanë vlerësuar marrëdhëniet me Rusinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button