Profecitë e çuditshme që dolën të vërteta

Besoni ose jo, disa parashikime ne histori dolen te verteta. Telegrafi ju sjell disa nga parashikimet e tilla.

Zjarri i madh ne Londer

“Gjaku i te mireve do te kerkohet nga Londra, e djegur ne zjarr me ‘66”, ka shkruar Nostradamusi. Zjarri i madh i Londres ka ndodhur me 1666, duke shkaterruar 70 mije shtepi.

Revolucioni francez

“Populli i roberuar, me kenge, himne dhe kerkesa do te mbaje te roberuar princeshen dhe zoterine: ne te ardhmen ata idiote pa koke do te cilesohen vullnet hyjnor. Para se te vir lufta, muri i madh do te bie, e Mbreti do te ekzekutohet. Vdekja e tij vjen shpejt dhe per te nuk do te kete pendesa. Rojet do te notojne ne gjak. Prane lumin Sena toka do te jete e pergjakshme”.

Revolucioni Francez i vitit 1789 me te vertete ishte nje revolte e pergjakshme kunder aristokracise dhe familjes mbreterore, te cilet jane vrare ne gijotine. Mbreti Louis XVI u ekzekutua me 1793

Adolf Hitleri

“Nga thellesite e Evropes Perendimore, nje femije i ri do te lind prej njerezve te varfer, i cili me gjuhe do te josh masat, e fama e tij do te rritet ne drejtim te Lindjes”.

Shume e interpretojne kete si ardhja e Hitlerit ne pushtet.

Konkuistadoret spanjolle ne Meksike

Ardhja e pushtuesve spanjolle, ne krye me Kortezin qe u dergua me 1519 te pushtoje Meksiken, perputhej me Kalendarin Maja. Aty thuhej se njeriu-zot do te kthehet ne toke per te marre qytetin Tenoçtitlan. Acteket e lashte besonin se Kortezi ishte figure legjendare qe ne objektet e tyre pershkruhej si gjysme njeri e gjysme gjarper. Prandaj, ai ia doli me shume pak ushtare ta pushtoje Meksiken.

Vrasja e Lincolnit

Pas vrasjes se Abraham Lincoln, nje shok i tij ka shkruar biografine ku permendet ankthi profetik qe e perjetoi tri dite para vdekjes. Sipas fjaleve te Lincolnit: “Rreth meje kishte paqe qe kujtonte vdekjen. Kam degjuar renkime mbytese dhe se njerez qe qajne. Mendova se u zgjova nga shtrati dhe shkova nen toke. Heshtjen e nderpriten renkimet e njejta, por vajtuesit ishin te padukshem. I vendosur per te shkuar tek burimi e tingullit misterioz, hyra ne Dhomen Lindore. Aty hasa nje habi te dhimbshme. Para meje ishte nje kreven, ne te cilen nje kufome e mbeshtjelle me rrobat e varrimit. Rreth tij ishin ushtaret, qe vepruan si gardiste. Ka pasur shume njerez te cilet kane shikuar me trishtim kufomen, me fytyra te mbuluara. Te tjere qanin. ‘Kush eshte i vdekur ne Shtepine e Bardhe?’, pyeta nje nga ushtaret. ‘Presidenti’, u pergjigj ai. ‘E vrau vrasesi. Pastaj masa me britma te forta me zgjoi nga gjumi”.

Vrasja e Kennedyt

Me 22 nentor 1963, presidenti John Kennedy i tha gruas: “Sot po shkojme ne vendin e te çmendurve. Nese dikush deshiron te me vras nga nje arme nga dritarja, askush nuk mund ta ndaloje, keshtu qe nuk duhet te shqetesohemi”. Te njejten dite ai vritet.

Lajme të ngjashme

Back to top button