Derkoski: Nuk ka udhëtarë të lënduar në trenin afër Miravcit

Nuk është lënduar asnjë prej udhëtarëve të cilët ishin në trenin në relacionin Shkup-Gjevgjeli, prej të cilit dje pasdite u shkëput një vagon gjatë lëvizjes në hekurudhën mes Miravcit dhe Miletkovës, deklaroi për MIA-n drejtori i HM Transport Oliver Derkovski.

Sipas Derkoskit, bëhet fjalë për defekt të zakonshëm teknik, ndërsa gjashtë udhëtarët të cilët kanë qenë në tren nuk kanë asnjë lëndim dhe janë transportuar deri në destinacionin e fundit.

Në punën e përditëshme, sqaroi, shumë shpesh edhe gjatë manovrimit të trenave ndodhin gjëra të tilla, dhe asgjë nuk është e jashtëzakonshme. Ndodhin edhe defekte mekanike, edhe pse kryhen kontrolle teknike, deklaroi drejtori i HM Transport.

Lajme të ngjashme

Back to top button