Prezantohet raporti për gjendjen me të drejtat e fëmijëve

Koalicioni i organizatave për të rinj TANI do ta promovojë Raportin nga monitorimi i zbatimit të Konventës për të drejtat e fëmijëve në Maqedoni për vitin 2013. Monitorimi është zbatuar nga muaji mars deri në muajin qershor 2014, ndërsa qëllimi është të përcaktohet gjendja me të drejtat e fëmijëve në Maqedoni në nivelin lokal dhe nacional.

Të dhënat janë grumbulluar në nivelin nacional në 14 qytete në Maqedoni, gjegjësisht Shkup, Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Dibër, Strugë, Resnjë, Prilep, Manastir, Kavadar, Shtip, Vinicë, Gjevgjeli dhe Ohër, 17 vende rurale dhe në nivelin nacional duke i përfshirë institucionet nacionale. Ky raport jep pasqyrë për gjendjen me rregullimin dhe respektimin e të drejtës për pjesëmarrjen e fëmijëve në sjelljen e vendimeve, zbatimin e të drejtës së bashkimit, të drejtës së arsimimit dhe qasjes së barabartë, si në nivelin nacional ashtu edhe në atë lokal, në lidhje me Rekomandimet e Komitetit për të Drejtat e Fëmijëve në kuadër të Kombeve të Bashkuara të sjella në vitin 2010.

Koalicioni i organizatave për të rinj “TANI” është platformë nacionale e organizatave për të rinj e cila punon në zhvillimin dhe zbatimin e politikave të të rinjve në Republikën e Maqedonisë, i lidh dhe i përforcon të rinjtë me qëllim të përmirësimit të gjendjes së tyre të përgjithshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button