Islanda e turpëroi Holandën

Befasohet Holanda. Tulipanët janë mposhtur në udhëtim 2-0 nga Islanda, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Euro 2016,në kuadër të grupit A.

Golat e fitores vendasit i shënuan në pjesën e parë, dhe realizator i tyre ishte, Gylfi Sigurdsson, duke shënuar në minutën e 10’ dhe të 42’-të.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Turqia luajti barazim në udhëtim te Latvia.

Pas këtyre ndeshjeve, renditja në grupin A , është kjo:
Islanda 9 pikë, Çekia 9, Holanda 3, Latvia 3, Kazakhstan 1 dhe Turqia 1.

Kombëtarja e Italsië ka arritur fitorën e radhës me një gol diferencë, kësaj radhe ndaj Maltës të cilën e mposhti me rezultat 0 me 1 si mysafir.

Sulmuesi Swanseas, Graciane Pelle ka shënuar golin e vetëm të këtij takimi në minutën e 24. Por, pjesa më interesante mbase ishte ndeshja në vazhdim kur me karton të kuq u përjashtuan nga një lojtarë prej secilës skuadër. Mifsud në minutën 28 ndërsa Bonucci në të 73, u përjashtuan.

Nga këto takime sa kanë zhvilluar azurët, janë të parët me 9 pikë, ndërsa Malta nuk ka pikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button