Ndërprerja e bojkotit në “Toli Zordumis”, nuk ishte marrëveshje me MASH-in

Këshilli i prindërve të shkollës fillore “Toli Zordumis” në Kumanovë përgënjeshtron kumtesën e Ministrisë së Arsimit, lidhur me arritjen e marrëveshjes për ndërprerjen e bojkotit dhe shqyrtimin e kërkesave të tyre. Sipas përfaqësuesit të Këshillit Rexhail Aziri, vendimi është marrë nga vetë prindërit, ndërsa këmbëngulja e tyre deri në plotësimin e kërkesave të tyre do të vazhdojë, transmeton Alsat M.

“Këshilli i prindërve e ka marrë këtë vendim, me qëllim mos dëmtimin e nxënësve. Ndërkaq, kërkesave  tona i mbetemi mbrapa me këmbëngulje deri në realizimin e tyre gjatë këtij viti…Jo nuk është plotësuar, as hapja e paraleles nuk është plotësuar, as furnizimi i nxënësve me libra nuk është plotësuar. ..Që nesër, ne prapë do të shkruajmë kërkesa në çdo institucion për gjendjen aktuale në këtë shkollë”, tha Rexhail Aziri, Këshilli i prindërve.

Aziri porosit autoritetet që t’i marrin seriozisht kërkesat e tyre dhe të mos i detyrojnë prindërit dhe nxënësit të zgjedhin rrugën e bojkotit dhe protestave. Sipas tij, në rast mosplotësimi të kërkesave, hapat e ardhshëm do të jenë më radikal. 

Lajme të ngjashme

Back to top button