Berat Jakupi i pari i Botës në WKF

Reprezentatuesi i Maqedonisë në Karate, Berat Jakupi, ka shënuar sukses të madh duke arritur të fitoj vendin e parë në Premier Ligë. Kampioni Evropian edhe një herë ka dësmuar kualitetin e tij edhe pas përfundimit të turneut final që u zhvillua në Sallzburg duke fituar medaljen e artë.

Një nga më të merituarit që Jakupi po shënon këto rezultate, pa dyshim se është trajneri Arlind Hyseini, i cili është shprehur shumë i gëzuar me sukseset që ka shënuar karateisti i tij.

“Berat Jakupi ne garën e djeshme në Salzburg të Austrisë humbi në rrethin e dytë nga një garues nga Ukraina. Por fitorja e garës se djeshme nuk ka qenë e rëndësishme, pasi Beratit i janë mbledhur pikët e nevojshme gjatë gjithë garave të Premier Ligës, për të qenë i pari, si ajo e Stambollit, Amsterdamit, Hanaut, dhe Salzburgut, dhe kështu Berat Jakupi në radhitjen e WKF është i pari në kategorinë -84 kg në Botë”, tha Hyseini për “Portalb”. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button