Hitleri ishte i varur nga droga

Shërbimi ushtarak amerikanë e ka prezantuar një dokument prej 47 faqeve në të cilin thuhet se lideri nazist gjerman, Adolf Hitler ka marrë 74 lloje të ndryshme të tabletave, në mesin e të cilave edhe amfetaminë.

Adolf Hitler ka qenë i varur nga ‘crystal meth’, që konsiderohet si një prej drogave më të dëmshme dhe më të rrezikshme.

Dosja nga periudhe e Luftës së Dytë Botërore zbulon se Hitleri ka pasur varshmëri nga ilaçet pasi ka marrë deri në 74 tableta të ndryshme, transmeton Indeksonline.

Amfetamina ka qenë shumë e popullarizuar në mesin e ushtarëve sepse është vlerësuar që ajo i bën ata më të “gjallë”.

Lideri nazist gjerman ka qenë nën ndikimin e narkotikëve edhe gjatë takimit me liderin fashist italian, Musolini në vitin 1943, kur ka folur për dy orë rresht pa ndërprerë.

Dokumenti hedh poshtë disa prej miteve rreth Hitlerit, si p.sh. atë që thotë se ai ishte homoseksual apo që e kishte humbur testikulin gjatë betejës së Somit.

Lajme të ngjashme

Back to top button