Këshilli Komunal i Strugës miratoi vendime me unanimitet të plotë

Këshilli i Komunës së Strugës ka votuar sot, pothuajse  me unanimitet të plotë vendimet që kishin të bëjnë me zgjedhjen e drejtuesve të komisioneve të Këshillit dhe anëtarëve të tyre.

 Me 25 vota, pro të këshilltarëve të të gjitha subjekteve politike u zgjodhën përbërjet   e komisioneve të ndryshme që veprojnë në kuadër të këshillit të Komunës, ndërsa  mospajtimet e vogla midis grupeve të këshilltarëve janë zgjedhur aty për aty.

Kështu, me kërkesë të këshilltarit të  BDI-së, Fitni Dalipi në vend të një këshilltareje nga radhët e PDSH-së, në përbërje të Komisionit për Shënimin e Festave dhe Datave  të Rëndësishme, si dhe Ndarjen e Çmimeve u zgjodh një këshilltar i BDI-së.

BDI ka insistuar që një nga anëtarët e këtij Komisoni të jetë nga radhët e kësaj partie dhe PDSH ka rënë dakord që kjo të bëhet aty për aty, vendim ky që u morr me miratimin e 25 këshilltarëve të pranishëm.

BDI ka kërkuar gjithashtu  përfshirjen e saj në një Komiusion tjetër, ku ajo nuk ishte e përfaqësuar, por situata është zgjidhur pas shpjegimit se drejtuesit e  komisioneve janë ndarë sipas parimit të përfaqësimit të  grupeve të këshilltarëve. Kështu “Koalicioni për Strugën së bashku”  do dë të drejtojë me 4 komisione, PDSH me 3, BDI me  2 dhe RDK me një komision.

Ndërkaq propozimi i këshilltarëve të PAE, që ishte në koalicion parazgjedhor me BDI-në, e që tash funksionon si grup në vete, që edhe një anëtar i këtij subjekti të drejtojë me një komision, nuk ka marrë votat e mjaftueshme për miratim.

Kjo ishte seanca e dytë e Këshillit e cila vjen pas një periudhe të gjatë negocimi për funksionimin normal të Këshillit, në kushtet, kur ende nuk është formuar shumica, si rezultat  i mos arritjes së plëqimit për kolaicionim midis subjekteve politike.

Nuk dihet, nëse do të sqarohet situata në këtë drejtim, mbledhjen e ardhshme të këtij organi vendimmarrës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button