Anglia vazhdon me fitore

Anglia ka bërë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit për në evropianin Euro 2016, që mbahet në Francë.

Tre Luanët kanë arritur edhe fitoren e radhës kundër Estonisë me rezultat 0-1, në kuadër të grupit E. Kjo është fitorja e tretë e anglezëve në tre ndeshjet e para.

Ishte Wayne Rooney, që në minutën e 75’, shënoi golin e vetëm dhe të fitores për mysafirët anglez.

Me këtë fitore, Anglia prin në grupin E, me 9 pikë, vazhdon Lithaunia me 6, Estonia dhe Sllovenia me nga 3, ndërsa Zvicra dhe San Marino, janë kombëtaret e vetme, që akoma s’kanë fituar pikët e para.

Ukrainë 1:0 Maqedoni
Estoni 0:1 Angli
Austri 1:0 Mali i Zi
Rusi 1:1 Moldavi

Lajme të ngjashme

Back to top button