MASH, premton zgjidhjen e problemit të transportit për nxënësit e shkollës “Toli Zordumis”

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) është angazhuar në tejkalimin e problemeve në Shkollën Fillore Komunale “Toli Zordumis” në Kumanovë, nxënësit e së cilës bojkotojnë mësimin.

“Përfaqësues të ministrisë kanë realizuar takim me autoritetet e Komunës së Kumanovës, Këshillin e prindërve dhe deputetët e zonës ku është biseduar për të gjitha kërkesat e këshillit të prindërve me qëllim të tejkalimit të problemeve dhe nxënësit të vazhdojnë mësimin. Në këtë takim, mes tjerash, u arrit marrëveshje që bojkoti të ndërpritet dhe kërkesat e prindërve të shqyrtohen dhe zgjidhen në pajtueshmëri me dispozitat ligjore”, thuhet në Komunikatën e MASH-it.

Gjithashtu, thuhet se Ministria e Arsimit dhe Shkencës është angazhuar në gjetjen e zgjidhjes për transportin e nxënësve të Komunës së Likovës të cilët mësojnë në gjimnazin “Sami Frashëri”- të Kumanovës.

Përfaqësues të MASH gjatë ditës kanë realizuar takim të përbashkët me autoritetet komunale ku janë shqyrtuar mundësit e zgjidhjes së problemit rreth organizimit të transportit me ç ‘rast janë dakorduar që të punohet në gjetjen e zgjidhjes afat gjate. Në këtë drejtim, MASH i’u apelon të gjithë nxënësve të vazhdojnë me ndjekjen e procesit edukativo–arsimor, sepse ministria së bashku me institucionet tjera do të gjejnë zgjidhje për problemin e krijuar.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button