Shurman: Maqedonia mori raportin më kritik deri më tani

Raportin e KE-së për progresin e  Maqedonisë, ambasadorja e Holandës në Shkup, Mariet Shurman e ka cilësuar si të ashpër dhe të drejtpërdrejtë duke e konsideruar atë si raportin më kritik që deri më tani ka marrë Maqedonia.

“Hapur thuhen dobësitë dhe shqetësimet me të cilat duhet të përballet vendi. Ky Raport me siguri është më kritik që deri tani ka marrë Maqedonia dhe dikush ndoshta nuk do të kuptojë se rekomandimi për fillim të negociatave ende është prezent, por bëhet fjalë për dy porosi”, ka thënë Shurman, për Alsat M.

Ambasadorja holandeze ka shpjeguar se porosia e parë  është se rekomandimi nuk mund të merret aty për aty, por është e rëndësishme që Komisioni Evropian nuk heq dorë nga Maqedonia. Në prezantimin shefit të misionit të BE-së, Aivo Orav qartë u tha ‘Na ndihmoni që t’u ndihmojmë’”, ka thënë Shurman.

Lajme të ngjashme

Back to top button