Tumori i gjirit dhe sytjenat

Prej kohesh është menduar për ekzistencën e një lidhjeje mes patologjisë se tmerrshme dhe sytjenave, te cilat jo rralle janë vendosur ne bankën e te akuzuarve si një prej shkaktareve te mundshëm te kësaj sëmundjeje.

Por një studimi i hollësishëm i kohëve te fundit i kryer nga Shoqata amerikane Cancer Epidemiology, Biomarkers Prevention, duket se ka marre përsipër te shkarkoje ketë indument intim femëror nga akuzat.

Kështu kërkuesit e Fred Hutchinson Cancer Research Center kane analizuar te dhëna te marra nga 454 femra me carcinome duttale evazive, 590 te tjera me carcinome lobulare invazive, dy forma te tumorit te gjirit, si dhe 460 gra te shëndetshme. Këtyre i janë bere pyetje qe synonin te kuptonin se cila ka qene lidhja e mundshme mes zakonit te përdorimit te sytjenave dhe incidencës se sëmundjes. Ne përfundim te analizimit te përgjigjeve, përfundimisht u arrit ne konkluzionin se mes zakonit te përdorimit te sytjenave dhe sëmundjes nuk ekziston asnjë lidhje e drejtpërdrejtë.

Por nga ana tjetër ajo qe doli si e rëndësishme lidhet me kohen e përdorimit dhe mbajtjes se tyre si dhe me modelin, duke rekomanduar qëndrimin larg atyre qe kane ne përmbajtje te strukturës tela prej hekuri. Nga ana tjetër, nënvizohet nevoja e mbajtjes se me pak te sytjenave dhe çlirimi gjate natës prej tyre. Kjo duhet te behet qe enët e gjakut dhe ato limfatike qe furnizojnë gjirin te kenë mundësi te jene sa me te çliruara, për te mundësuar jo vetëm furnizimin sa me te mire te tyre, por edhe largimin prej indit te gjirit të të gjitha papastërtive dhe toksinave qe mbeten aty.

Lajme të ngjashme

Back to top button