Padi penale kundër personave që demoluan lokalin e Adrijan Gaxhës

SPB Shkup e pastroi dhe dokumentoi incidentin i cili para një jave ndodhi në lokalin “Gaxha bar” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit dhe deri te Prokuroria do të shtrojë padi penale kundër M.K. (22) nga Shkupi i cili dyshohet se ka kryer tri vepra penale edhe atë “dhunë” dhe dy “vjedhje të rënda në mënyrë të ashpër”, si dhe kundër F.D. (21), J.A. (19), M.I. (20) dhe R.M. (22) për veprën e kryer penale “dhunë”.

Më 04.10.2014 rreth orës 23.15 në rrugën “Kazanxhiska”, më saktë në lokalin “Gaxha bar” i cili ndodhet në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, personat e dyshuar kanë kryer dhunë, në mënyrë që fillimisht kanë filluar debat me të dëmtuarit pasi që nuk i kanë lënë të hyjnë në lokal pa paguar biletë. MPB sot kumtoi se ata i kanë sulmuar të dëmtuarit duke i goditur me grushte në kokë dhe trup me ç’rast ju kanë shkaktuar lëndime të dukshme trupore. Derisa ka zgjatur sulmi i padituri i parë ka arritur të grabisë dy çanta për meshkuj nga të dëmtuarit të cilët i kanë mbajtur me vete. Në njërën ka pasur dy kartëmonedha prej 500 euro, 12000.00 denarë, një çelës automobili dhe një dokument udhëtimi, ndërsa në tjetrën ka pasur 1.750 euro në bankënota të ndryshme. Më pas të gjithë personat e denoncuar shishet prej qelqi kanë filluar t’i hedhin në qelqin rrethues të lokalit të cilin e kanë thyer dhe pas një kohe të shkurtër të njëjtit janë larguar me automjet taksi në drejtim të lagjes Fushë Tophanë, më saktë në ambulancën Viktoria ku pasi i kanë marrë të hollat, i denoncuari i parë çantat e vjedhura i ka hedhur në çatinë e ambulancës në fjalë.

Pas hetimit disaditor, është përcaktuar identiteti i të dyshuarve dhe të njëjtët janë locuar dhe arrestuar. Në hapësirat zyrtare të Stacionit policor Bit Pazar është kryer bisedë zyrtare me personat e denoncuar në të cilën ata e sqarojnë ngjarjen penale. Gjithashtu në hapësirat zyrtare, i dëmtuari dhe një prej dëshmitarëve të ngjarjes kanë bërë njohjen e drejtpërdrejt të personave të dyshuar në të cilat të njëjtit i kanë njohur si autorë të veprës penale në lokalin “Gaxha bar” në Çarshi.

Ndryshe, kundër disave prej personave të denoncuar edhe më parë janë ngritur kallëzime penale.

Lajme të ngjashme

Back to top button