Daçiq: Bisedimet me BE-në, varen nga dialogu me Prishtinën

Ivica Daçiq thotë se zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit, e arritur në mes të Kosovës dhe Serbisë, determinon bisedimet Beograd-Bruksel.

Hapja e kapitujve për bisedime me Bashkimin Europian (BE), varet nga zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit, thotë për të përditshmen serbe, Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

Siç vlerëson ai, Brukseli do të vlerësojë se si ka ecur zbatimi i marrëveshjes me Kosovën, për të vazhduar bisedimet për anëtarësim të Serbisë në BE.

“Kapitulli 32, i cili ka të bëjë me kontrollin financiar, varet nga kapitulli 35, raportet me Kosovën, e që ka të bëjë me implementimin e Marrëveshjes së Brukselit në mes të Beogradit dhe Prishtinës”, ka thënë Daçiq, transmeton lajmi.net.

Kryediplomati serb ka qëndruar dje në Bruksel, ku ka marr pjesë në shqyrtimin e kapitullit 31, që ka të bëjë me politikën e jashtme të Serbisë dhe raportet me Sekretaren e Jashtme të BE-së.
“Anëtarësimi në BE është prioriteti numër një i Serbisë, dhe nuk ka dilema fare për këtë. Personalisht kam ardhur në shqyrtimin e këtij kapitulli pasi që disa kanë pyetur se, nëse ekziston me të vërtet dëshira jonë për të qenë pjesë e BE-së, pasi që nuk i kemi vënë sanksione Rusisë. Ne jemi të vetëdijshëm për detyra tona, e vetmja çështje që ne nuk pajtohemi me BE-në, janë sanksionet ndaj Rusisë”.

Lidhur me gazsjellësin rus që është planifikuar të ndërtohet në Serbi, Daçiq ka thënë se kjo nuk do të bëhet nëse Moska dhe Brukseli nuk merren vesh, pasi që “Serbia edhe ashtu ka mundësi që të marr gaz vetëm nga Bullgaria, shtet ky anëtar i BE-së”.

Lajme të ngjashme

Back to top button