Ndotja në Spanjë në nivele alarmante

Sipas një studimi 36 për qind e popullsisë spanjolle merr frymë në ajrin e niveleve të larta të ndotjes, i cili i kalon limitet ligjore të Bashkimit Evropian.

Sipas “El Pais”, ky hulumtim paralajmëron se nëse rekomandime strikte nga Organizata Botërore e Shëndetësisë janë marrë si standard, atëherë 95 për qind e qytetarëve spanjollë kanë qenë te ekspozuar për t’u sëmurur nga nivelet e ndotjes.

“Autoritetet shëndetësore ndërkombëtare vlerësojnë se numri i vdekjeve të parakohshme në Spanjë mund të shkojë deri në 20 mijë persona në vit për shkak të komplikacioneve që rrjedhin nga ndotja e ajrit”, ka thënë Miguel Angel Ceballos, një nga koordinatorët e raportit të hartuar nga grupi “Ecologists in Action”.

Një studim mbi cilësinë e ajrit i kryer më herët nga Agjencia e Mjedisit Evropian, thotë se rreth 90 për qind e popullsisë urbane të Evropës është e ekspozuar ndaj ndotësve të ajrit, të cilët OBSH i konsideron të dëmshëm për shëndetin e njerëzve./Tribuna/

Lajme të ngjashme

Back to top button