Mjerim, radhë dhe shtyrje për një copë mish kurbani (VIDEO)


Se gjendja ekonomike e sociale në Kosovë është e mjerueshme, e pasqyron më së miri kjo video që një shikues e ka dërguar në Interaktiv në KTV para disa ditësh. Në të shihen dhjetëra persona që shtyhen për të marrë mish kurbani një ditë para festës së Kurban Bajramit. Xhirimi është bërë në oborrin e xhamisë së lagjes “Dodona” në Prishtinë ku edhe janë zyrat e Bashkësisë Islame të Kosovës, raporton KTV. Për shkak të tensioneve, mësohet se është dashur edhe ndërhyrja e Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button