Violinisti shqiptar Xhafer Xhaferi sonte në ‘Verën e Ohrit’

Manifesitmi më me renome për kulturë në Maqedoni “Vera e Ohrit” vazhdon me koncertin e sotëm të violinistit shqiptar nga Maqedonia, Xhafer Xhaferi, i cili së bashku me artistin gjerman Nikolas Altstaedt në violonçelo dhe në shoqërim të pianistit argjentinas Hoze Galardo do të realizojnë vepra nga Hajdën, Betoven, Brams.

Ndryshe, praktika e “Verës së Ohrit” është që programi i festivalit në çdo edicion të përfshijë artistë nga Maqedonia, të cilët me sukses veprojnë jashtë shtetit.

“Në programin e ‘Verës së Ohrit’ çdoherë segment të rëndësishëm ka pjesëmarrja e artistëve nga Maqedonia. Në këtë edicion të festivalit, me kënaqësi të madhe, një mbrëmje e koncertit do t’i lihet njërit prej violinistëve më të suksesshëm nga Maqedonia Xhafer Xhaferi, i cili me vite me sukses vepron në Maqedoni”, deklaroi seleksionuesja e pjesës muzikore nga programi, Gordana Josifova – Nedelkovska.

Xhafer Xhaferi është nga Tetova, filloi të mësojë violinë në Maqedoni, ndërsa e vazhdoi arsimin në vendet evropiane, duke e mbaruar Konzervatoriumin “Peter Kornelius” në Majnc te E. Gega dhe duke e vazhduar studimin në Firencë në “Skoula di muzika di Fiesole” me Pavel Vernikov dhe Shkollën e lartë muzikore dhe art në Manhajm me Dora Braçkova. Fitues është i më shumë çmimeve shtetërore dhe ndërkombëtare dhe granteve nga fondacionet për përkrahje të talentëve të rinj, duke përfshirë edhe të drejtën të interpretojë në violinë nga mjeshtri  V. Panormo (1760). Është paraqitur edhe si solist me orkestrat nga Maqedonia, Gjermania e tjerë, ndërsa si anëtar i orkestrave simfonike nga Boni, Vjena, manhajmi, Filharmonia gjermane ka marrë pjesë në turne të ndryshme nëpër Evropë, Amerikën Jugopre dhe Veriore.

Koncerti do të mbahet në katedralen “Shën Sofja” me fillim në termin standard prej orës 21 /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button